Tërmet me magnitudë 5,3 ballë në Greqi, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

Nga A2 CNN
8 Mars 2026, 09:02 | Rajoni & Bota

Tërmet me magnitudë 5,3 ballë në Greqi, epiqendra pranë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë tronditi Greqinë veriperëndimore të dielën në mëngjes, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, raportojnë autoritetet greke. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme serioze material, raporton A2CNN. 

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti u regjistrua në orën 5:32 të mëngjesit në lindje të Leptokaryas, rreth 50 kilometra nga qyteti i Janinës. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Tërmeti u pasua nga një tërmet më i vogël me magnitudë paraprake 4.7 ballë.

Greqia shtrihet në një nga zonat më të prirura ndaj tërmeteve në botë, por tërmetet që shkaktojnë dëme të mëdha dhe vdekje janë të rralla. Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 5.9 pranë Athinës vrau 143 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos