Ministri i Brendshëm Toshkovski: Mes viktimave edhe një polic

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 13:45 | Ballkani

Ministri i Brendshëm Toshkovski: Mes viktimave edhe një polic

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski bëri të ditur se në mesin e viktimave nga tragjedia në klubin e natës në Koca ka mbetur edhe një polic. Sipas tij polici ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.

Ai deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa numri i të lënduarve është rritur në 155. Por në një deklaratë për A2 CNN zv, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Arben Fetai deklaroi se numri i viktimave është rritur në 60.

Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se po vijojnë hetimet dhe se nuk dëshiron të dëmtojë procesin.

“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos