Tragjedia e rëndë në Maqedoninë e Veriut, viktimat të moshës 14-25 vjeç

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 12:23 | Ballkani

Nga ngjarja e rëndë në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur 60 viktima, të cilat janë të moshës 14-25 vjeç, ndërsa numri i të plagosurve është mbi 100. Këtë e bëri të ditur për “Ditarin me Erion Dushin” në A2 CNN, gazetari Nevrij Ademi, sipas të cilit natën e djehsme në lokal kanë qenë mbi 1500 persona.

Sipas tij kjo ngre pikëpyetje mbi punën e institucioneve përgjegjëse.

“Deri në këto momente prokuroria po kryhen hetime. 5 të arrestuar këtë e ka bërë të ditur dhe ministri i brendshëm, i cili që nga mëngjesi ka qenë në vendngjarje. Vitin e fundit ka qenë pa licencë ka pasur mbi 1500 persona gjatë natës së mbrëmshme mosha e viktima nga 14-25 vjeç”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos