Maqedonia e Veriut ka shpallur 7 ditë zie duke nisur nga sot në nder të viktimave të tragjedisë së Koçanit.
Ky vendim është marrë në seancën e jashtëzakonshme të qeverisë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Komunën e Koçanit, ku 59 të rinj humbën jetën në një incident fatkeq gjatë zjarrit në një diskotekë, ndërsa mbi 155 persona janë shtruar në spital dhe po marrin kujdes mjekësor.
Kështu flamujt kombëtarë do të qëndrojnë në gjysmështizë, teksa anulohen të gjitha aktivitetet e planifikuara në institucionet kulturore. (A2 Televizion)