Vdes shoferi i ambulancës që transportoi të lënduarit në Koçan

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 09:57 | Ballkani

Vdes shoferi i ambulancës që transportoi të lënduarit

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm shoferi i ambulancës, i cili gjatë gjithë natës transportoi të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në Koçan.

Kolegët dhe punonjësit në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, pas tronditjes së djeshme, mëngjesin e sotëm i japin lamtumirën e fundit Ile Gocevskit i cili për shumë vite punoi në Emergjencën e Koçanit.

Siç transmeton portali “Metropola”, Gotsevski ndërroi jetë pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.

Në zjarrin e tmerrshëm që ka ndodhur natën e së shtunës për të dielën në diskotekën e Koçanit “Pulse”, deri më tani kanë humbur jetën 59 persona dhe mbi 150 janë lënduar. Mbi 50 persona të lënduar janë transportuar jashtë vendit për mjekim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos