Ratko Mlladiç, i dënuar për gjenocid për orkestrimin e masakrës së vitit 1995 të të paktën 8 000 myslimanëve në një "zonë të sigurt" të Bosnjës të përcaktuar nga OKB-ja, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur të enjten një zyrtar i OKB-së, shkruan A2.
Masakra në Srebrenicë ishte kulmi i një lufte që kishte zgjatur më shumë se tre vjet, në të cilën gjenerali e godiste kryeqytetin e rrethuar Sarajevën çdo ditë me artileri, tanke, mortaja dhe mitralozë të rëndë të ushtrisë së tij nacionaliste serbe, duke vrarë 10 000 njerëz.
Mlladiç ka qenë i dënuar përjetë pasi është shpallur fajtor për gjenocid, 5 akuza për krime kundër njerëzimit dhe 4 akuza për krime lufte në Hagë në vitin 2017, më shumë se 20 vite pasi ndaj tij ishte ngritur një aktakuzë. Familjarët e tij kishin kërkuar lirimin për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, por autoritetet kanë refuzuar vazhdimisht. (A2 Televizion)