Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2026, 09:38 | Bota

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lançoi faqen e internetit të shitjes së barnave direkt te konsumatori, TrumpRx.org, si pjesë e planit të tij për të ulur koston e barnave në Shtetet e Bashkuara.

Faqja do t'u lejojë pacientëve të blejnë produkte të caktuara me çmime të zbritura, të negociuara nga administrata amerikane, raporton A2CNN. 

"Çmimet do të bien ndjeshëm", shpjegoi Trump, duke përmendur si shembull barna si Ozempic dhe insulinës së kompanisë “Eli Lilly”.

"Marrëveshja e arritur me kompanitë e mëdha farmaceutike përfshin edhe investimet e tyre në Shtetet e Bashkuara", shtoi presidenti amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos