Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur, plagosen tre efektivë policie

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 08:14 | Bota

Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur,

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, përfshirë tre efektivë policie, pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e Minneapolisit, në SHBA.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në një kompleks shumëkatësh në qendër të qytetit, ku policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë.

Sipas autoriteteve, një person humbi jetën në vendngjarje, ndërsa katër të tjerë u transportuan në spital. Njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë.

Në mesin e të plagosurve janë edhe tre policë. Dy prej tyre kanë marrë plagë nga të shtënat, ndërsa të tre ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Policia konfirmoi gjithashtu se i dyshuari për sulmin ka vdekur. Ende nuk është bërë e ditur se si ka humbur jetën dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi motivin e sulmit.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ekipet e emergjencës dhe autoritetet shtetërore po mbështesin policinë lokale në menaxhimin e situatës. Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të sulmit vijojnë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos