Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vritet Viktor Bardhi

Nga Igli Çelmeta
3 Shtator 2026, 09:13 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vritet Viktor

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një person ka mbetur i vrarë. Nga informacionet paraprake, viktima është identifikuar si Viktor Bardhi.

Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje. Sakaq në fshatin Munaz është gjendur një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen e rëndë. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos