Dy shpërthime me lëndë plasëse në Durrës, dëme në një lokal dhe një garazh

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 08:42 | Kronikë

Dy shpërthime me lëndë plasëse në Durrës,

Dy raste të shpërthimit të lëndëve plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale.

Rasti i parë është shënuar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një lokali duke shkaktuar dëme të lehta materiale.

Gazetarja Elitjona Doku raporton se lokali është në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili është arrestuar në vitin 2024 si personi që ka ekzekutuar Asllan Kërtushën në 2016-ën.

Sakaq, rreth orës 04:30, një tjetër sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, përgjatë aksit rrugor Plepa–Ndroq. Edhe në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale. Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Grupet hetimore, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dy shpërthime me lëndë plasëse në Durrës,Dy shpërthime me lëndë plasëse në Durrës, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos