
Një sulm me dron në jug të Iranit goditi një magazinë ku mbaheshin kontejnerë ndihmash dhe mjete emergjence, njoftoi një zëdhënëse e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Sulmi, që ndodhi herët të premten në provincën jugore Bushehr, shkatërroi dy kontejnerë, dy autobusë dhe një numër të papërcaktuar mjetesh emergjence. Zëdhënësja nuk ia atribuoi përgjegjësinë askujt, ndërsa Reuters nuk ka mundur të konfirmojë menjëherë autorin e sulmit, përcjell A2CNN.
IFRC është e vetmja organizatë humanitare që operon në të gjithë vendin dhe ka rreth 100,000 punonjës dhe vullnetarë në terren. Tre prej tyre janë vrarë që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.
Drejtuesi i misionit të organizatës në Iran deklaroi një ditë më parë për Reuters se nevojat mjekësore po rriten me shpejtësi të madhe dhe furnizimet mund të shterojnë së shpejti.
(A2 Televizion)