A po rregullohen marrëdhëniet? Bisedime të tjera SHBA-Evropë pritet të mbahen në Londër

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 11:18 | Bota

A po rregullohen marrëdhëniet? Bisedime të tjera SHBA-Evropë

Zyrtarët francezë thonë se brenda disa ditësh në Londër priten bisedime të mëtejshme mes SHBA-së dhe Evropës, pas një seance maratonë në Paris dje.

Sipas mediave të huaja, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari për paqe i Donald Trump, Steve Ëitkoff, u përfshinë në bisedime me ministrat e Jashtëm francez dhe britanik në kryeqytetin francez, me diskutime që u tha se ishin pozitive.

Zyrtarët francezë thonë se një takim i ri në Londër do të ketë të njëjtin format dhe Rubio ka thënë se mund t'i bashkohet atij takimi, i cili pritet në fillim të javës së ardhshme.

Kujtojmë se me ardhjen e Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka pasur një përkeqësim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe BE-së, për një sërë gjërash që përfshijnë luftën në Ukrainë dhe tarifat e vendosura nga Trump më parë, por që më pas u pezulluan.

Po ashtu, edhe për shtetet e NATO-s, Trump ka kërkuar vazhdimisht që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, me qëllim që të mos jetë vetëm SHBA kontributori kryesor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos