Aksident i rëndë në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Nga A2 CNN
2 Gusht 2026, 19:10 | Bota

Aksident i rëndë në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali këtë të diel, me një bilanc paraprak vërtet tragjik, pasi 5 persona kanë humbur jetën dhe 27 kanë mbetur të plagosur, raportojnë mediat italiane. Në aksident janë përfshirë një autobus, një kamper dhe tre automjete, përcjell A2 CNN.

Aksidenti ndodhi në rrugën shtetërore në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria. Sipas shërbimit të urgjencës mjekësore, tre prej të plagosurve janë transportuar me helikopter në gjendje të rëndë, ndërsa 24 persona të tjerë, me plagë të klasifikuara si të moderuara ose të lehta, janë dërguar në disa spitale të zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës mjekësore dhe forcat e policisë, të cilat kanë vijuar operacionet e shpëtimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos