Mbretëria e Bashkuar thotë se ka sanksionuar një numër individësh dhe grupesh në Bregun Perëndimor, të cilët thuhet se janë të lidhur me akte dhune kundër palestinezëve.
Sipas mediave të huaja, midis individëve të sanksionuar janë Zohar Sabah, Harel David Libi dhe Daniella Weiss.
Ëeiss është një aktivist kryesor i kolonëve, i cili ishte subjekt i dokumentarit të fundit të Louis Theroux, “Settlers”, shkruan A2 CNN.
Këto vendime të Britanisë së Madhe vijnë pas paralajmërimeve të disa shteteve perëndimore kundër Izraelit, të cilat e kërcënuan këtë të fundit me sanksione, nëse nuk ndal luftimet dhe nëse nuk lejon ndihmat humanitare në Gaza.
Kujtojmë se me mijëra civilë kanë humbur jetën në Gaza gjatë sulmeve izraelite, që nga fillimi i luftimeve. (A2 Televizion)