Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se dosjet e fundit të Departamentit të Drejtësisë lidhur me kriminelin seksual Jeffrey Epstein e nxjerrin atë të pafajshëm. Nga bordi ‘Air Force One’ Trump ju tha gazetareve se po konsideronte ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj autorit Majkëll Wolff. Gjatë komunikimit me gazetarët Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen qartë nëse Kanadaja vazhdon me marrëveshjen tregtare që ajo negocioi me Kinën.
“Ne nuk duam që Kina të marrë Kanadanë. Dhe nëse bëjnë marrëveshjen që ai po kërkon të bëjë, Kina do të marrë Kanadanë”, tha presidenti.
Trump javën e kaluar paralajmëroi tarifa 100% mbi Kanadanë nëse ajo realizon marrëveshjen tregtare me Kinën. Lidhur me Groenladën Trump tha se marrëveshja me liderët europianë është shumë e rëndësishme nga pikëpamja e sigurisë kombëtare.
Ai po ashtu njoftoi se Shtetet e Bashkuara do “të punojnë për një marrëveshje” edhe me Kubën. (A2 Televizion)