Presidenti kinez Xi Jinping mund të vizitojë Korenë e Veriut javën e ardhshme dhe pritet të luajë rolin e ndërmjetësit mes Kim Jong Un dhe Donald Trump. Lajmi është raportuar nga agjencia koreano-jugore Yonhap, e cila citon burime qeveritare në Seul.
Sipas raportimeve, Xi synon të ndihmojë në rifillimin e dialogut mes SHBA-së dhe Penianit për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Donald Trump ka deklaruar më herët se është i gatshëm të takohet sërish me Kim Jong Un, me të cilin zhvilloi tre takime gjatë mandatit të tij të parë. Kina mbetet aleati kryesor politik dhe ekonomik i Koresë së Veriut dhe po shton përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve me Penianin.
Nëse finalizohet, vizita e liderit kinez do të zhvillohet pasi Xi Jinping priti në Pekin presidentin amerikan dhe atë rus. (A2 Televizion)