Sërish aromë lufte në Karaibe? Ushtria amerikane vendos aeroplanmbajtësen pranë Kubës

Nga Xhevahir Qardaku
21 Maj 2026, 15:47 | Bota

Ushtria amerikane ka njoftuar se grupi sulmues “Nimitz” është dislokuar në Karaibe, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, krah ajror dhe të paktën një destrojer raketor. Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të rritura mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën ditë, administrata Trump ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro për vrasje lidhur me rrëzimin e dy avionëve që ishin nisur nga Florida, shkruan A2. Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, ka deklaruar më herët se vendi i tij ka të drejtë të mbrohet nga një sulm i mundshëm ushtarak.

Ndërkohë, Donald Trump ka thënë se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës ndaj Kubës. Megjithatë herë të tjera ka vlerësuar se do të merrte kontrollin e Havanës pa u munduar shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos