
Franca po punon për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve të AFP-së, “Franca synon të bashkëpunojë me amerikanët dhe partnerët e saj për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që garanton lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
Presidenti francez Macron u takua me Trumpin në prag tw Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe tha se kishte diskutuar me të situatën në Detin e Kuq dhe Ukrainë.
“Ne vendosëm të veprojmë së bashku për të lehtësuar tensionet në tregjet e energjisë, duke mbrojtur infrastrukturën kritike në Lindjen e Mesme dhe lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, shkroi Macron në X.
Udhëheqësi francez e përshkroi takimin si shumë konstruktiv dhe diskutuan për një siguri më të madhe në rrugët e transportit të naftës dhe nevojën për të ndihmuar ukrainasit.
“Ne gjithashtu do të bashkojmë përpjekjet tona për të siguruar një moratorium mbi sulmet kundër infrastrukturës energjetike dhe kundër infrastrukturës civile ukrainase. Popullatat civile duhet të mbrohen dhe ne duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur një negociatë serioze mbi kushtet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës. Patëm një diskutim të gjatë mbi Ukrainën dhe Rusinë, nevojën për t’i ndihmuar miqtë tanë ukrainas më shpejt dhe më fuqishëm në aspektin e interceptorëve, sepse kjo është çështja kryesore nga pikëpamja mbrojtëse”, tha Macron. (A2 Televizion)