'Lufta duhet të marrë fund!', Trump: Rusia ka humbur kontrollin mbi naftën

Nga Rosalba Bejdo
21 Shtator 2026, 18:21 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se Rusia ka “humbur kontrollin” mbi industrinë e saj të naftës dhe përsëriti thirrjen për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.

“Fatkeqësisht, Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës për shkak të luftës me Ukrainën.

Një numër i madh i rafinerive të tyre janë hedhur në erë dhe janë, të paktën përkohësisht, jashtë funksionit”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale, një ditë para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Kësaj lufte qesharake dhe të pafundme me Ukrainën duhet t’i jepet fund”, shtoi më tej ai.

Deklarata vjen pasi Presidenti Trump nënshkroi më herët një ligj që mundëson vendosjen e sanksioneve gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, me synim që ta detyrojë atë t’i japë fund luftës me Ukrainën.

Ligji i jep gjithashtu atij autoritetin për të vendosur tarifa shtesë ndaj vendeve që shkelin embargon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos