Frika nga hantavirusi, lideri i Ishujve Kanarie kundër ankorimit të anijes me të infektuar

Nga Xhevahir Qardaku
6 Maj 2026, 11:29 | Bota

Presidenti i Ishujve Kanarie thotë se kundërshton vendimin e qeverisë spanjolle për të lejuar një anije të prekur nga Hantavirusi të ankorohet atje. Në bordin e MV Hondius ka një shpërthim të hantavirusit, i cili zakonisht përhapet nga brejtësit.

Mjeti lundrues pritet të mbërrijë në Ishujt Kanarie brenda pak ditësh, por Fernando Clavijo thotë se “nuk do ta lejojë atë që të ankorohet”, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, rastet po shtohen. Një burrë është shtruar në spital në Zvicër me Hantavirus pasi udhëtoi me anijen turistike MV Hondius, njoftoi qeveria zvicerane. Deri më tani kanë vdekur 3 persona dhe disa të tjerë janë infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se ka dyshime serioze se infektimi mund të ketë kaluar nga njeriu tek njeriu. Megjithatë qetësoi botën duke nënvizuar se deri më tani, rreziku për shëndetin publik është i ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos