Nuk dihen shkaqet, zjarr në një qendër tregtare në Iran, mbi 11 të vdekur

Nga Xhevahir Qardaku
6 Maj 2026, 11:00 | Bota

Një zjarr i madh ka rënë në një qendër tregtare në Iran, duke vrarë dhe plagosur njerëz. Zjarri, që nisi për arsye që ende nuk dihen, thuhet se shpërtheu në një qendër tregtare në Andisheh, një qytet në provincën e Teheranit, shkruan A2 CNN.

Mehdi Bahraini, kreu i departamentit të emergjencave për distriktin veriperëndimor të Teheranit, tha se 11 persona u vranë dhe më shumë se 41 u plagosën në incident, raporton A2 CNN.

Videot në mediat sociale tregojnë tym të zi të dendur dhe një kompleks të djegur plotësisht që strehon 250 njësi tregtare dhe 50 zyra administrative.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos