Papa Leoni iu kundërpërgjigj kritikave të forta të presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se Kisha dënon armët bërthamore. “Njerëzit janë të lirë të më kritikojnë, por me të vërtetën”, theksoi kreu i Vatikanit.
“Misioni i Kishës është të predikojë Ungjillin, të predikojë paqen. Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e Ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetë. Kisha ka folur për vite me radhë kundër të gjitha armëve bërthamore, kështu që nuk ka dyshim për këtë, dhe kështu unë thjesht shpresoj të dëgjohem për hir të fjalës së Zotit. Vetëmbrojtja tradicionalisht është lejuar gjithmonë nga Kisha. Të flasësh për luftë të drejtë sot është një problem shumë kompleks dhe duhet ta analizojmë atë në shumë nivele. Por që nga hyrja në epokën bërthamore, i gjithë koncepti i luftës duhet të rivlerësohet në terma të sotëm. Dhe unë gjithmonë besoj se është shumë më mirë të hysh në dialog sesa të kërkosh armë dhe të mbështesësh industrinë e armëve, e cila fiton miliarda e miliarda dollarë çdo vit, në vend që të ulesh në tryezë duke zgjidhur problemet tona dhe të përdorësh paratë për të zgjidhur çështjet humanitare, urinë në botë, etj.” (A2 Televizion)