Islanda i thotë “JO” BE-së. Votuesit refuzojnë rinisjen e bisedimeve për anëtarësim

Nga Rosalba Bejdo
30 Gusht 2026, 14:20 | Bota

Islanda ka votuar kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, 13 vjet pasi negociatat u ndërprenë.

Sipas transmetuesit publik islandez, 52.8% e votuesve i thanë “JO” propozimit të qeverisë, ndërsa 47,2%votuan pro. Diferenca mes dy kampeve ishte rreth 12 600 vota, shkruan A2.

Qeveria e qendrës së majtë kishte premtuar mbajtjen e një referendumi deri në vitin 2027, por vendosi ta zhvillojë më herët për shkak të tensioneve ndërkombëtare, përfshirë kërcënimet e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Groenlandës.

Megjithatë, debati në këtë shtet ishullor me rreth 400 000 banorë u përqendrua më shumë te industria e peshkimit sesa te shqetësimet për sigurinë. Nga rreth 270 000 qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrja ishte 82.5%, niveli më i lartë i regjistruar në një proces zgjedhor në Islandë që nga viti 2009.

Islanda është tashmë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së dhe zonës Shengen, e cila mundëson lëvizjen pa kontrolle kufitare. Anëtarësimi i plotë në BE do ta përfshinte vendin në unionin doganor dhe, në një fazë të mëvonshme, do të sillte edhe adoptimin e euros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos