Kievi do që Rusia të hiqet nga Këshilli i Sigurimit, Gjermania kërkon pranimin e Ukrainës në BE si “anëtar i asociuar”

Nga Xhevahir Qardaku
21 Maj 2026, 15:59 | Bota

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar që Ukraina të marrë statusin e “anëtarit të asociuar” në Bashkimin Europian, si hap para anëtarësimit të plotë. Sipas tij, procesi i plotë i anëtarësimit nuk mund të përfundojë shpejt për shkak të pengesave politike dhe procedurave të ratifikimit.

Propozimi parashikon që Kievi të marrë pjesë në disa mbledhje të BE-së dhe të ketë përfaqësues të asociuar në Komisionin dhe Parlamentin Europian, por pa të drejtë vote. Negociatat për anëtarësimin e Ukrainës janë bllokuar prej kohësh nga vetoja e Hungarisë së Viktor Orbanit.

Ndërkohë, Ukraina i ka kërkuar OKB-së t’i heqë Rusisë statusin e anëtares së përhershme në Këshillin e Sigurimit për shkak të luftës dhe krimeve ndaj civilëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos