“Gati të flas me BE, Schroeder negociator” Putin bën kthesën e papritur: Lufta në Ukrainë po mbaron

Nga Xhevahir Qardaku
10 Maj 2026, 12:26 | Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mendon që konfliktit me Ukrainën po i vjen fundi. Këtë e tha ai vetë duke iu drejtuar gazetarëve pas një parade ushtarake me masa të reduktuara në Moskë që shënoi fitoren e sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore, shkruan A2 CNN.

“Mendoj se çështja po merr fund”, tha ai, duke iu referuar “operacionit të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, ndërsa dënoi mbështetjen perëndimore për qeverinë e Kievit.

Shefi i Kremlinit bëri dhe një kthesë tjetër të papritur. Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte marrëveshje të reja sigurie për Europën dhe se partneri i tij i preferuar negociues do të ishte ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder, raporton A2 CNN.

Ish-kancelari është një mik i hershëm i Putinit dhe i diskutueshëm për shkak të punës së tij për firmat shtetërore ruse të energjisë. Javën e kaluar, Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, tha se kishte “potencial” që BE-ja të negocionte me Rusinë dhe se Zelensky e favorizonte një veprim të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos