Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar fuqishëm vrasjen e palestinezëve në sulmet ajrore izraelite që goditën spitalin Nasser në Gaza dhe ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.
"Sekretari i përgjithshëm rikujton se civilët, përfshirë personelin mjekësor dhe gazetarët, duhet të respektohen dhe të mbrohen në çdo kohë", u tha Dujarric gazetarëve.
"Ai bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm për këto vrasje", shtoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se sulmi i sotëm izraelit në spitalin në Gaza ka vrarë me dhjetëra persona, mes të cilëve edhe gazetarë. (A2 Televizion)