Helikopteri rus futet në hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen në alarm avionët luftarakë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 16:13 | Bota

Helikopteri rus futet në hapësirën ajrore të Polonisë,

Një helikopter ushtarak rus i tipit Mi-8 ka hyrë për pak çaste në hapësirën ajrore të Polonisë, pasi ka kaluar nga enklava ruse e Kaliningradit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, helikopteri qëndroi rreth 42 sekonda në hapësirën ajrore polake, duke depërtuar deri në rreth 300 metra brenda territorit.

Pas incidentit, autoritetet polake aktivizuan masat e mbrojtjes ajrore. Avionë luftarakë u ngritën në fluturim, ndërsa forcat tokësore dhe sistemet e mbrojtjes ajrore u vunë në gatishmëri.

Incidenti ndodhi në një periudhë tensioni të lartë në rajon, në sfondin e luftës në Ukrainë. Autoritetet polake e kanë trajtuar ngjarjen si një provë të gatishmërisë së sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore.

Deri tani, Rusia nuk ka dhënë një reagim zyrtar për hyrjen e helikopterit në hapësirën ajrore polake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos