Kërcënimi i Trump me zhdukje funksionoi? Amerika dhe Irani zhvillojnë bisedime në ‘shtëpinë’ e botës

Nga Xhevahir Qardaku
23 Shtator 2026, 15:35 | Bota

Ballë për ballë në ‘shtëpinë’ e botës! Amerika dhe Irani lanë armët dhe zhvilluan bisedime në Nju Jork për herë të parë në më shumë se 3 muaj. Kjo erdhi pas kërcënimit të fortë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në foltoren e Kombeve të Bashkuara ku rreshtoi këto dy mundësi për Teheranin: prano marrëveshje ose përballu me zhdukje, shkruan A2 CNN.

Teksa lufta ka hyrë në muajin e 7, i dërguari special i SHBA, Steve Witkoff, mbajti bisedime të gjata me ministrin e jashtëm Iranian, Abbas Araghchi, përmes ndërmjetësve, duke u bërë kështu kontakti më i lartë në nivel diplomatik mes palëve që prej arritjes së armëpushimit në qershor, i cili nuk mbajti shumë. Ecuria e asaj tryeze zbuti tonin e presidentit amerikan.

“Takimi shkoi shumë mirë. Përfundoi para një orë dhe ishte një takim që zgjati për 3 orë. Duhet të ju them se ishte një bisedë shumë e mirë. Nuk mund ta imagjinoj pse ata nuk do të dëshironin që të bënin një marrëveshje. Është madhështi ose zhdukje. Dy zgjedhje. Në njërën anë është zhdukja dhe në tjetrën alternative e madhështisë potenciale. Irani mund të bëhet një vend madhështor”, tha Trump.

Është e paqartë se për çfarë kanë diskutuar palët në atë takim, por asnjë zhvillim domethënës nuk është raportuar. Siç ka ndodhur në të kaluarën, mediat iraniane kanë shkruar se Araghchi ka theksuar kërkesat e përgjithshme, përfshirë zhbllokimin e aseteve të ngrira të Iranit, heqjen e bllokadës detare Amerikane ndaj Republikës Islamike dhe një fund të luftës në të gjitha frontet e rezistencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos