Pezeshkian: Izraeli ka armë bërthamore, pse vetëm Iranit i kërkohen inspektime?

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 16:40 | Bota

Pezeshkian: Izraeli ka armë bërthamore, pse vetëm Iranit i

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka kritikuar ashpër mënyrën se si trajtohen Izraeli dhe Irani për çështjen e armëve bërthamore.

Pezeshkian tha se Izraeli ka armë bërthamore, por nuk është pjesë e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT). Sipas tij, ndërkohë që Izraelit nuk i kërkohet të lejojë inspektime, Iranit i kërkohet të hapë dyert për inspektorët ndërkombëtarë.

“Ata kanë armë bërthamore, ne sanksionohemi dhe ndëshkohemi”, tha Pezeshkian.

Presidenti iranian foli edhe për luftën në Gaza, duke akuzuar Izraelin për vrasjen e më shumë se 70 mijë palestinezëve. Ai tha se Irani ishte duke zhvilluar negociata kur u godit.

Deklaratat e Pezeshkian vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa vazhdojnë debatet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet ndaj Teheranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos