NATO aktivizon avionët ushtarakë në Poloni dhe Rumani, pas valës së fundit të sulmeve ruse me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës.
Në Poloni, avionët luftarakë u ngritën në ajër si masë sigurie, teksa u raportua se një helikopter I forcave të armatosura ruse M-8 hyri për 42 sekonda në hapësirën e ajrore të këtij shteti.
Edhe në Rumani u aktivizuan dy avionë F-16, pasi një objekt ajror u zbulua pranë kufirit me Ukrainën. Pas rreth një ore, autoritetet rumune njoftuan se alarmi përfundoi dhe nuk pati shkelje të hapësirës ajrore rumune.
Forcat Ajrore ukrainase raportuan se Rusia lëshoi gjatë natës 161 dronë, 82 prej tyre me motor reaktiv, si dhe një numër të paspecifikuar raketash të tipit Banderol. Mbrojtja ajrore ukrainase thotë se ka neutralizuar 119 dronë dhe tre raketa. (A2 Televizion)