Macron shpërthen kundër Trump: Nuk solli paqen në Gaza, ky është spektakël turpi!

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 18:38 | Bota

Fjalimin e tij të fundit në OKB, si president i Francës, Emmanuel Macron e shfrytëzoi për të sulmuar presidentin amerikan Donald Trump.

Ai hodhi poshtë pretendimet e tij se kishte rikthyer paqen në Gaza, duke e cilësuar këtë si një spektakël që duhet t’i turpërojë të gjithë.

“Para një viti, pikërisht në këtë sallë, rreth 12 shtete e kishin njohur Palestinën. Dëgjoj cinizmin e disa njerëzve: ‘Njohja është thjesht një copë letër; shikoni realitetin.’ Por çfarë besueshmërie kemi nëse vazhdojmë të qëndrojmë duarkryq përballë situatës në Gaza? Disa mburren me një paqe të supozuar. Por ajo paqe nuk e ka rikthyer qasjen humanitare qoftë edhe për një sekondë të vetme. A duhet thjesht të qëndrojmë e të vështrojmë këtë spektakël që duhet të na turpërojë të gjithëve?”, tha Macron.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos