Trump shtron tapetin e kuq për Jinping, nga Tajvani tek AI, ja çfarë do të jetë në tryezë

Nga Rosalba Bejdo
23 Shtator 2026, 18:15 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump shtron tapetin e kuq për vizitën historike treditore të presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara.

Xi Jinping do të pritet me një ceremoni të posaçme në bazën ushtarake në Maryland nga vetë presidenti Trump, ndërsa axhenda përfshin një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, ceremoni ushtarake dhe takime me drejtues të kompanive të mëdha të teknologjisë.

Në qendër të vizitës janë tensionet mes dy fuqive ekonomike, veçanërisht tregtia, teknologjia, inteligjenca artificiale dhe çështja e Tajvanit.

Pritshmëritë për një marrëveshje të madhe janë të kufizuara, pasi Uashingtoni dhe Pekini mbeten të ndarë edhe për çështje të tjera, përfshirë mineralet e rralla, trafikun e narkotikëve dhe kontrollet amerikane mbi eksportet e teknologjisë.

Mendoj se takimi mes Trumpit dhe Jinping është shumë i rëndësishëm, sepse përcjell sinjale stabiliteti dhe, në njëfarë mënyre, ul tensionet e konkurrencës.

Por nuk mendoj se marrëdhëniet e Trumpit me Xi-në do të ndryshojnë të gjithë trajektoren strukturore të konkurrencës mes SHBA-së dhe Kinës.

Dhe kur bëhet fjalë për konkurrencën SHBA-Kinë, roli i Tajvanit në zinxhirin e parë ishullor është i pazëvendësueshëm.”

Megjithatë, takimet e së enjtes mund të sjellin marrëveshje në sektorë të veçantë, përfshirë uljen e disa tarifave, bashkëpunimin kundër trafikut të drogës dhe zgjerimin e komunikimit mes ushtrive të dy vendeve.

Irani pritet të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve. Kina ruan marrëdhënie të afërta me Teheranin, ndërsa Uashingtoni kërkon të kuptojë nëse Pekini mund të ndikojë në zgjidhjen e konfliktit.

Ndërkohë, Xi pritet të ngrejë çështjen e Tajvanit dhe të kundërshtojë shitjet amerikane të armëve ndaj ishullit.

Vizita zhvillohet në një klimë të ndërlikuar, ndërsa të dyja palët përpiqen të ruajnë dialogun, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos