Tërmeti që tronditi Rusinë, mjekët nuk e ndalin operacionin pavarësisht lëkundjeve

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 10:34 | Bota

Tërmeti që tronditi Rusinë, mjekët nuk e ndalin operacionin

Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi Kamçatkën e Rusisë mëngjesin e kësaj të mërkure, e habiti një ekip kirurgësh në sallën e operacionit.

Pamjet që vijnë nga Rusia tregojnë mjekët që përkulen mbi tavolinën e operacionit për të mbrojtur pacientin dhe për të mbajtur barelën.

Tërmeti shkaktoi një cunami në rajonin e Paqësorit të Veriut, ndërsa paralajmërime u lëshuan gjithashtu në Alaska, Haëaii dhe përgjatë gjithë bregdetit të Paqësorit deri në Zelandën e Re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos