Rrëzohet helikopteri ushtarak në Gjermani, dy të vdekur

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 10:22 | Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Gjermani, dy të vdekur

Të paktën dy anëtarë të forcës ajrore gjermane mbetën të vdekur pasi një helikopter në të cilin po udhëtonin u rrëzua gjatë një misioni stërvitor në lindje të vendit.

Ministria gjermane e Mbrojtjes njoftoi për ngjarjen të martën në mëngjes. Një zëdhënëse e forcës ajrore gjermane i tha AFP-së se dy nga anëtarët e ekuipazhit që vdiqën ishin "me përvojë", duke shtuar se po zhvillohej një kërkim për anëtarin e tretë.

Helikopteri, i cili ishte marrë me qira për qëllime stërvitore, u rrëzua për arsye ende të panjohura në Mulde, një lumë pranë Grimma në rajonin e Saksonisë.

Helikopteri i llojit Airbus EC-135, ishte zhdukur që nga mëngjesi i djeshëm.

Policia tha se qytetarët që po lundronin me kajak vunë re mbeturina në lumë. Një digë u ngrit në një pjesë të lumit për të kufizuar ndotjen dhe rrjedhjen e vajgurit nga mbetjet e depozitës së karburantit të helikopterit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos