Irani ka dërguar përgjigjen e tij ndaj propozimeve të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës nëpërmjet ndërmjetësve në Pakistan, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
SHBA-të nuk i kanë bërë publike detajet e propozimeve të tyre, por raportet sugjerojnë se ato përqendrohen në një memorandum mirëkuptimi prej 14 pikash, i cili mund të çojë në negociata mbi ambiciet bërthamore të Iranit, shkruan A2.
Një armëpushim që synonte të lehtësonte bisedimet për t'i dhënë fund luftës së nisur nga SHBA-të dhe Izraeli në shkurt, është respektuar kryesisht, pavarësisht shkëmbimeve të herëpashershme të zjarrit.
Në një postim në X menjëherë pas kësaj, Pezeshkian nuk e përmendi drejtpërdrejt propozimin, por tha: "Ne kurrë nuk do ta përkulim kokën para armikut dhe, nëse lind biseda për dialog ose negociata, kjo nuk do të thotë dorëzim ose tërheqje". (A2 Televizion)