Izraeli deklaroi se ka pranuar propozimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim dypalësh me Iranin.
Qeveria izraelite tha se kishte arritur të gjitha objektivat në luftën e saj kundër Iranit, duke theksuar se kishte eliminuar kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të armëve bërthamore dhe raketore të Iranit.
“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial - si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike”, thuhet në deklaratë, shkruan A2 CNN.
"Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran."
Izraeli falënderoi presidentin Trump dhe SHBA-në për mbështetjen e saj ushtarake në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian.
“Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit”, paralajmëroi deklarata. (A2 Televizion)