Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka nisur sulme ndaj objektivave në Siri gjatë natës, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave të huaja, raketat goditën sistemet e armëve të qeverisë siriane, pasi dy predha u qëlluan nga Siria në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, tha IDF.
Mediat izraelite raportuan se predhat ishin të parat e lëshuara nga Siria, që kur një aleancë e grupeve rebele përmbysi regjimin e Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar.
Ministria e Jashtme e Sirisë tha se sulmi izraelit shkaktoi "humbje të konsiderueshme njerëzore dhe materiale" në provincën Deraa, duke akuzuar Izraelin për përkeqësimin e tensioneve në rajon.
Në një deklaratë, ministria e Jashtme siriane tha: "Siria nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një kërcënim për askënd në rajon".
Kujtojmë se më herët Izraeli ka kryer sulme të mëdha edhe në Gaza, ku qindra persona, shumica prej të cilëve civilë, kanë humbur jetën. (A2 Televizion)