Kamenei sulmon Trump, Irani i shpall “grupe terroriste” ushtritë e vendeve të BE

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2026, 13:48 | Bota

Irani i konsideron "grupe terroriste" ushtritë e vendeve të BE-së, të cilat e kanë listuar Trupën e Gardës Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste të bllokut. Deklarata u be nga kryetari i parlamentit iranian. Ndwrkohw lideri suprem Ali Kamenei sulmoi presidentin amerikan Donald Trump, duke deklaruar se Irani nuk trembet

“Kur i dëgjoni duke folur për luftë, duke thënë gjëra si ‘do të vijmë me këtë avion apo atë avion dhe do të bëjmë këtë apo atë,’ nuk është asgjë e re. Amerikanët na kanë kërcënuar përsëritshëm në të kaluarën, duke thënë ‘të gjitha opsionet janë në tryezë,’ që përfshin edhe opsionin e luftës. Ata gjithmonë e kanë thënë këtë. Në mënyrë të ngjashme, Donald Trump vazhdimisht pretendon që kanë sjellë anije lufte.

Por populli iranian nuk do të trembet nga këto gjëra, populli iranian nuk do të nxitet nga kërcënimet. Ata nuk frikësohen nga një përballje e drejtë. Ne nuk jemi iniciatorë dhe nuk duam të sulmojmë asnjë vend, por kombi iranian do të godasë fuqishëm këdo që e sulmon dhe e ngacmon atë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos