Në debatin për shtetin social gjerman, kancelari Friedrich Merz është i mendimit, se duhet të kursehen 10% tek ndihma sociale e njohur "Paratë për qytetarin". 50 miliardë euro në vit kushton kjo ndihmë.
Në koalicionin gjerman të kristiandemokratëve, CDU/CSU dhe Socialdemokratëve, SPD ka mospajtime të hapura në lidhje me financimin e shtetit social gjerman. Kancelari gjerman, Friedrich Merz bëri të ditur në një intervistë, (SAT.1) të martën (02.09.) se synon që të kursejë në vit rreth 10% tek kostot e ndihmës sociale me emrin "Bürgergeld" -paratë për qytetarin. Ky kursim do të kapte shifrën e 5 miliardë eurove. Me këtë Merz e përmendi me shifra konkrete kursimin që prek Ministrinë Çështjeve Sociale të ministres Bärbel Bas nga partnerja e koalicionit, SPD, me të cilën këto ditë ka pasur debat publik "Si edhe më parë jam shumë i bindur, se 10% në këtë sistem duhet të lejohen të kursehen", tha Merz.
Merz kritikon ministren e tij për deklaratën "budallallëk"
Kosto aktuale për ndihmën sociale "Bürgergeld" aktualisht arrin rreth 50 miliardë euro në vit. I pyetur për këtë Merz tha, se bëhet fjalë për një kursim rreth 5 miliardë euro. "Kjo është një shumë që duhet të jetë e mundur", tha Merz. "Pra nëse ne nuk guxojmë më në një sistem transfertash, që ecën në drejtimin e gabuar të kursejmë 10%, atëherë në dështojmë para një detyre të tillë". Për Merz kjo duhet të "shuma më e vogël".
Kancelari gjerman kritikoi edhe epitetin e përdorur nga ministrja Sociale, Bas, që e cilësoi si "bullshit" -"budallallëk" deklaratën e para disa ditëve të kancelarit Merz, se shteti social gjerman nuk është më i financueshëm."Kam folur me të", tha Merz. "I kam thënë, se ne nuk duhet ta vazhdojmë këtë në një nivel të tillë, dhe nuk do ta bëjmë." Sipas kreut të CDU-së, SPD gjendet në një land në fushatë zgjedhore dhe ndoshta i duhet të flasë kështu.
Zëvendëskancelari gjerman Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit. "Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina", ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Klingbeil si ministër i Financave duhet të mbushë boshllëqet prej miliarda dollarësh për buxhetet e ardhshme federale.
Bas: "Ne jemi një vend i pasur"
Bas përsëriti kritikat e saj ndaj thirrjeve të CDU/CSU për shkurtime sociale fundjavën e kaluar. "Duhet ta hedh poshtë këtë, sepse jemi një vend i pasur", tha bashkëkryetarja e SPD-së për revistën Stern. "Dhe të thuash se duhet të shkurtojmë sigurimet shoqërore është e gabuar. Duhet të punojmë së bashku për më shumë rritje ekonomike, kjo është rruga e duhur." Megjithë dallimet, Bas tha, se ajo beson, se "kancelari dëshiron që tëketë sukses me këtë koalicon". Ministrja për Çështjet Sociale është e bindur, se duhet të puojmë që të bëjmë shtetin "më të shpejtë dhe më efektiv" dhe "të punësojmë njerëzit që nuk kanë punë". Për këtë nevojitet një dinamikë ekonomike./ DW (A2 Televizion)