Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës. Kremlini shpreson të jetë ironi

Nga Xhevahir Qardaku
3 Shtator 2025, 11:47 | Bota

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes Truth Social u dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë homologëve Xi Jinping, Vladimir Putin dhe kim Jong të Koresë së Veriut, në formën e një paralajmërimi.

“Pyetja e madhe që duhet të marrë përgjigje është nëse presidenti Shi Xhinpin i Kinës e di apo jo mbështetjen e madhe dhe gjakun e derdhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kinën, që ta ndihmonte në arritjen e lirisë nga çdo pushtues armiqësor i huaj. Shumë amerikanë kanë vdekur në rrugëtimin e Kinës për fitore dhe madhështi. Shpresoj që të rënët të nderohen dhe të përkujtohen për guximin dhe sakrificën! Uroj që Presidenti Shi dhe njerëzit e mrekullueshëm të Kinës të kenë një ditë plotë me celebrime. Ju lutem jepini Vladimir Putinit dhe Kim Jong un përgëzimet e mia më të ngrohta, ndërsa ju komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump, raporton A2 CNN.

Reagimi erdhi për sfidën që iu lëshua Uashingtonit dhe Perëndimit në tërësi në atë që u pagëzua si samiti i diktatorëve, por gjithashtu edhe për mesazhin kërcënues që doli nga parada e madhe ushtarake, ku Kina tregoi gjithë forcën e saj luftuese. Rusia i është kundërpërgjigjur menjëherë Trumpit, duke shpresuar që bëhet fjalë për një ironi miqësore.

“Ai tha, sipas meje jo pa ironi, se këta liderë po komplotonin kundër Shteteve të Bashkuara. Dëshiroj që të them se askush nuk ka komplotuar, nuk ka asnjë lloj komploti. Për më tepër, asnjëri nga këta 3 njerëz nuk ka pasur kurrë një ide të tillë. Mund ta them se të gjithë e kuptojnë rolin që Shtetet e Bashkuara, Administrata Amerikane dhe vetë presidenti Trump, luajnë në çështjet ndërkombëtare aktualisht”, tha këshilltari i presidentit Putin, Yuri Ushakov.

Presidenti Trump ka shprehur vazhdimisht vlerësimet e tij për homologun Putin dhe diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong un. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos