Komplot terrorist në Britani, arrestohen katër iranianë dhe një britanik

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 07:27 | Bota

Komplot terrorist në Britani, arrestohen katër iranianë dhe

Policia kundër terrorizmit në Britani ka vënë në pranga 5 persona, katër prej të cilëve shtetas iranianë, nën dyshimin për vepra të lidhura me terrorizmin, në lidhje me një komplot për të sulmuar një objekt të caktuar.

Arrestimet u kryen të shtunën në qytetet Swindon, Londra Perëndimore, Stockport, Rochdale dhe Manchester.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi komplotin, duke përmendur arsye operative dhe hetimore.

Ambasada e Iranit në Londër nuk ka reaguar ende ndaj kërkesës për koment.

“Kjo është një fazë e hershme e hetimit dhe po shqyrtojmë disa pista për të përcaktuar motivimin e mundshëm, si dhe për të identifikuar nëse ekziston ndonjë rrezik i mëtejshëm për publikun në lidhje me këtë çështje,” tha Komandanti Dominic Murphy, drejtues i Njësisë Kundër Terrorizmit në Met. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos