Aksident me vdekje në Kurbnesh të Mirditës, makina me 3 të rinj përfundon në greminë

Nga Igli Çelmeta
30 Gusht 2026, 18:28 | Kronikë
Aksident me vdekje në Kurbnesh të Mirditës, makina me 3 të
Foto ilustruese
 

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Kurbnesh të Mirditës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në makine po udhëtonin tre djem të rinj, të cilët po ktheheshin nga Lura.

Dyshohet se drejtuesi automjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përfundojë në greminë.

Një prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos