Aksidenti në Mirditë, policia jep detaje: Një i mitur dhe drejtuesi i automjetit transportohen me helikopter në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2026, 18:36 | Kronikë

Aksidenti në Mirditë, policia jep detaje: Një i mitur dhe

Policia ka dhënë detaje paraprake në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë Kurbnesh të Mirditës, ku humbi jetën një pasagjer dhe mbetën të lënduar një i mitur dhe drejtuesi i automjetit. Sipas policisë drejtuesi i automjetit dhe një 15-vjeçar janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos