Kryeministri i Pakistanit, Sharif vizitë në Arabi Saudite, Katar dhe Turqi para raundit të dytë të bisedimeve Iran-SHBA

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 09:25 | Bota

Kryeministri i Pakistanit, Sharif vizitë në Arabi Saudite, Katar dhe

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, pritet të nisë një udhëtim katërditor në Arabinë Saudite, Katar dhe Turqi, përpara një raundi të mundshëm të dytë të bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit.

“Kryeministri Muhammad Shehbaz Sharif do të ndërmarrë vizita zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shtetin e Katarit dhe Republikën e Turqisë nga 15 deri më 18 prill 2026,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.

Gjatë vizitave në Arabinë Saudite dhe Katar, Sharif do të takohet me udhëheqësit e secilit vend për të “diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh si dhe paqen dhe sigurinë rajonale”.

Ndërsa në Turqi, Sharif do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, si dhe me liderë të tjerë në kuadër të forumit, thuhet në deklaratë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, senatori Mohammad Ishaq Dar, do ta shoqërojë Sharifin gjatë kësaj vizite, shtohet më tej në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos