Raund i dytë bisedimesh me Iranin, Trump po synon një marrëveshje të madhe me Tehranin

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 08:04 | Bota

Raund i dytë bisedimesh me Iranin, Trump po synon një marrëveshje

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se një raund i dytë bisedimesh me Iran mund të zhvillohet gjatë kësaj jave, raporton A2CNN. 

Kjo vjen pas dështimit të negociatave në Pakistan fundjavën e kaluar, ku SHBA-të dhe Teherani nuk arritën një marrëveshje mbi Gjirin e Hormuzit dhe të ardhmen e programit bërthamor iranian.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, pranoi se mosbesimi mes dy vendeve, që zgjat prej dekadash, nuk mund të tejkalohet brenda natës. Megjithatë, ai u shpreh se beson që negociatorët iranianë janë të gatshëm për të arritur një marrëveshje.

Vance ritheksoi se politika e administratës së Trump është e qartë: Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, dhe bisedimet po zhvillohen pikërisht për këtë qëllim.

Në një intervistë për “New York Post” një ditë më parë, Trump deklaroi se bisedimet për paqe “mund të zhvillohen brenda dy ditëve të ardhshme”.

Edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance tha se se Trump nuk është i interesuar për një marrëveshje të vogël me Iranin, por për një marrëveshje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, të cilën e përshkroi si një “marrëveshje madhore në stilin e Trump”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos