Kryeministrja daneze: Lufta tregtare është një ide e keqe, por mund të jetë e nevojshme nëse SHBA-të vendosin tarifa

Nga A2 CNN
20 Janar 2026, 16:28 | Bota

Kryeministrja daneze: Lufta tregtare është një ide e keqe, por

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se Kopenhageni nuk do ta braktisë Groenlandën për shkak të kërcënimeve të SHBA-së për vendosjen e tarifave që synojnë të detyrojnë shitjen e ishullit.

Sipas mediave të huaja, duke iu referuar mundësisë që BE-ja të vendosë masa hakmarrëse kundër SHBA-së, të njohura si "bazuka tregtare", Frederiksen tha se një luftë tregtare midis aleatëve ishte një "ide shumë e keqe".

Ndërsa shpresonte që masa të tilla si "bazuka" mund të shmangeshin, ajo tha se Evropa duhej të gjente një përgjigje nëse SHBA-të do të vendosnin tarifa.

Megjithatë, Frederiksen tha se ajo do të preferonte t’i adresonte shqetësimet amerikane të sigurisë në mënyrë bashkëpunuese, shkruan A2 CNN.

Shefja e qeverisë së Danimarkës shtoi se Kopenhageni po propozonte një prani të përhershme sigurie në Arktik, për të garantuar sigurinë e ishullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos