Teherani paralajmëron se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë aksionet ushtarake ndaj Iranit. Sipas komandës ushtarake iraniane, Uashingtoni ka mbështetjen e vendeve të tjera në rajon.
Autoritetet iraniane paralajmërojnë se çdo sulm amerikan do të pasohet nga sulme të vazhdueshme ndaj bazave dhe interesave të Shteteve të Bashkuara në rajon, shkruan A2CNN.
Irani ka paralajmëruar gjithashtu se çdo vend apo palë që mbështet atë që Teherani e cilëson si agresion amerikan, do të konsiderohet pjesë e konfliktit.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur Uashingtoni do të ndërmarrë veprime të reja ushtarake. (A2 Televizion)