Shpërthen kazerma ushtarake, raportohen 10 të vdekur dhe disa të plagosur në Bolivi

Nga Erjon Dervishi
5 Shtator 2026, 09:18 | Bota

Shpërthen kazerma ushtarake, raportohen 10 të vdekur dhe disa të

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kazermë ushtarake në Bolivi. Një video e filmuar nga dëshmitarë okularë ka kapur momentin kur njerëzit vraponin për t'u strehuar pak sekonda pas shpërthimit i cili la të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Shpërthimi në bashkinë boliviane rreth 30 km larg La Paz-it, ndodhi rreth orës 14:30 me orën lokale, në një zonë që përdorej për ruajtjen e materialeve piroteknike, bënë të ditur autoritetet. Edhe pse shkaku ende nuk është përcaktuar, zyrtarët thanë se shpërthimi e kishte burimin te depoja e fishekzjarrëve e Ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtoresha e shëndetësisë, i tha televizionit lokal se besohet se në incident kanë humbur jetën midis 10 dhe 15 persona, ndërsa 62 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Katërmbëdhjetë nga të plagosurit u dërguan në spitalet e La Paz-it, përfshirë një vajzë me djegie të shkallës së tretë, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos