Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 19:37 | Bota

Kevin Liptak, reporter i CNN për Shtëpinë e Bardhë, në një lidhje direkte në emisionin “Rretheqark” me Rosalba Bejdon në A2 CNN, foli për zhvillimet e fundit dhe strategjinë e administratës amerikane ndaj Iranit.

Liptak tha se deri tani ka pasur thirrje që populli iranian të ngrihet kundër regjimit dhe se një pjesë e strategjisë së SHBA-së duket se lidhet me krijimin e kushteve që jeta për qytetarët iranianë të bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Ka pasur thirrje deri më tani për popullin iranian që të jetë në kryengritje dhe një pjesë e strategjisë është të përpiqen të krijohen kushtet e duhura që të jetë një jetesë e padurueshme për popullin iranian, në mënyrë që ata të bëjnë këtë lloj ndryshimi.”

Gazetari i CNN theksoi se historia ka treguar se regjimi iranian ka arritur të mbijetojë edhe përballë protestave të mëdha.

 “Por çfarë shihet edhe në të kaluarën është që regjimi mbetet i fortë dhe di si të përçajë popullsinë. Kemi pasur mijëra njerëz që protestojnë në rrugë, por nuk arrijnë synimin.”

Sipas Liptak, administrata amerikane mund të jetë duke shqyrtuar mënyra të ndryshme për të arritur objektivat e saj ndaj Iranit, por ende nuk ka një strategji të qartë se si do të zhvillohet situata.

“Mendoj që administrata po mendon si të arrijë objektivin e vet, po nuk ka diçka të qartë deri tani.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos