
Kryeministri Rama ka qenë prezent këtë pasdite në Vlorë. Rama ka qenë në bulevardin e Vlorës ku është pritur nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini.
Sipas burimeve për A2CNN ai ka parë nga afër territorin e ish-parkut Aulona. Bëhet fjalë për një pronë private, një park lojërash që funksionon prej vitesh në qytet dhe mendohet se do shpronësohet.
Bëhet fjalë për një pronë që ka konflikt, e cila do të kthehet në lulishte për qytetin. Aulona është aktualisht një park lojërash që pritet të kthehet në një pjesë të gjelbëruar të qytetit bregdetar.


(A2 Televizion)
